BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv6.5.6//EN
X-ORIGINAL-URL:https://weekofintegrity.al/
X-WR-CALNAME:The Week of Integrity Albania
X-WR-CALDESC:annual awareness initiative
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-0d27688c61c5a172e8e45956cd70cba2@weekofintegrity.al
DTSTART:20251209T100000Z
DTEND:20251209T120000Z
DTSTAMP:20251205T193700Z
CREATED:20251205
LAST-MODIFIED:20251205
PRIORITY:5
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Seminar “Roli i Këshillit Bashkiak në Vendimmarrje dhe Mbikëqyrjen e Ekzekutivit  në Nivel Vendor”
DESCRIPTION:Këshillat Bashkiakë janë institucioni kryesor vendimmarrës në nivel vendor dhe një nga mekanizmat më të rëndësishëm për sigurimin e qeverisjes së mirë, transparente dhe të përgjegjshme. Përmes vendimmarrjes (miratimi i buxhetit, programeve, planeve zhvillimore, rregulloreve) dhe mbikëqyrjes së ekzekutivit (ndjekja e zbatimit të vendimeve, vlerësimi i rezultateve, dialogu me ekzekutivin), Këshilli Bashkiak kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e integritetit institucional dhe në orientimin e zhvillimit lokal.\nShpesh ndodh qe vëmendja publiko-institucionale fokusohet tek organi ekzekutiv i Bashkisë, edhe pse Këshilli Bashkiak është organi që:\n\npërcakton prioritetet kryesore të zhvillimit lokal;\nmiraton dhe ndjek zbatimin e buxhetit;\nushtron kontroll politik dhe institucional mbi ekzekutivin;\nmundëson përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në proceset vendimmarrëse.\n\nNjë Këshill Bashkiak aktiv, i pavarur dhe bashkëpunues me administratën vendore, rrit transparencën, përmirëson cilësinë e vendimmarrjes, krijon hapësira reale për dialog dhe kontribuon në ndërtimin e një kulture të qeverisjes me integritet dhe besim të ndërsjellë me qytetaret.\nNë këtë kuadër, Këshilli Bashkiak Mirditë, në kuadër të projektit “Bashki të Forta” dhe me mbështetjen e ekipit të ekspertëve të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizon një seminar dedikuar rolit të Këshillit Bashkiak si një shtyllë e rëndësishme e qeverisjes në nivel vendor.\nQëllimi i seminarit është të nxisë përmirësimin e qeverisjes vendore në zbatim të detyrimeve ligjore të institucioneve si Këshilli Bashkiak, Kryetari i Bashkisë dhe Prefekti, si dhe të sqarojë më qartë rolin ligjor dhe funksional të Këshillit Bashkiak. Seminari synon gjithashtu të diskutojë mënyrat se si ky rol mund të ushtrohet në praktikë në mënyrë më efektive, transparente dhe bashkëpunuese, në funksion të rritjes së llogaridhënies, besimit publik dhe cilësisë së vendimmarrjes.\nPjesëmarrësit e synuar përfshijnë anëtarë të Këshillit Bashkiak, Kryetarin e Bashkisë dhe përfaqësues të administratës vendore, përfaqësues të Prefekturës, si dhe përfaqësues të grupeve të interesit, organizatave të shoqërisë civile, medias lokale, të rinj dhe qytetarë aktivë.\nAktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, i cili synon të forcojë rolin përfaqësues dhe mbikëqyrës të Këshillave Bashkiakë dhe të nxisë ndërveprimin e tyre me qytetarët dhe aktorët e tjerë lokalë.\n
URL:https://weekofintegrity.al/events/seminar-roli-i-keshillit-bashkiak-ne-vendimmarrje-dhe-mbikeqyrjen-e-ekzekutivit-ne-nivel-vendor/
ORGANIZER;CN=Bashki te Forta:MAILTO:
CATEGORIES:Training
LOCATION:Salla e Këshillit Bashkiak, Mirditë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://weekofintegrity.al/wp-content/uploads/2025/12/Baner_WoIwebsite.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
