Bashkëpunimi efektiv ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe shoqërisë civile

Këshilli Bashkiak Kukës, në kuadër të projektit “Bashki të Forta” dhe në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), zhvillon një aktivitet informues me përfaqësues të grupeve të interesit, pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhuar.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të forcojë njohuritë mbi funksionet dhe përgjegjësitë e Këshillit Bashkiak, me theks te roli i tyre përfaqësues dhe mbikëqyrës ndaj ekzekutivit vendor dhe mënyrat e bashkëpunimit me shoqërinë civile. Përmes këtij aktiviteti synohet gjithashtu të promovohet transparenca institucionale dhe të inkurajohet përfshirja aktive e aktorëve
lokalë në proceset e hartimit të politikave publike, si dhe në identifikimin e prioriteteve të zhvillimit në nivel vendor.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit do të njihen me praktikat e bashkëpunimit dhe format e ndërveprimit me anëtarët e këshillave bashkiakë dhe institucionet vendore, si dhe do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja për forcimin e dialogut dhe llogaridhënies. Në këtë kuadër, do të prezantohet dhe diskutohet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, si bazë për transparencë, pjesëmarrje dhe monitorim të qeverisjes në nivel vendor.

  • 00

    days

  • 00

    hours

  • 00

    minutes

  • 00

    seconds

Date

Dec 12 2025

Time

10:00 - 12:00
Category